Është kënaqësia jonë e veçantë që të prezantojmë edicionin e parë të
Barometrit të Reformave Evropiane. Në vitin 2023 Grupi për Studime
Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane
(EPIK), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në
Kosovë, kanë bashkuar forcat për të dizajnuar një instrument të ri për
vlerësimin sistematik dhe gjithëpërfshirës të performansës së Qeverise
së Kosovës në zbatimin e reformave Evropiane.
Barometri i Reformave Evropiane ka tre qëllime parësore: (1) të avancoj
diskursin publik mbi zbatimin e reformave evropiane duke komunikuar
në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme reformat respektive; (2) të
rris transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve duke ofruar
vlerësim strikt, por fer, të performansës së ministrive të linjës; dhe (3) të
mbështes ministritë në dizajnimin sa më efektiv të reformave evropiane
duke ofruar analizë objektive dhe empirike mbi kornizën planifikuese të
qeverisë në fushën e integrimit evropian.
Për të arritur këtë ne është dashur të dizajnojmë një metodologji unike e
cila synon të bëjë një vlerësim holistik të kornizës planifikuese të qeverisë
në fushën e integrimit evropian duke marr për bazë dy dokumente
kryesore planifikuese të ekzekutivit në fushën e integrimit Evropian:
Planin Kombëtar për Integrim Evropian dhe Agjendën Evropiane të
Reformave. Periudha e vlerësimit e këtij barometri është janar – dhjetor
2023.